Sport Vendi

SHORTI | Duel shqiptarësh në 1/8-at, Drita dhe Shkëndija njohin rivalët e mundshëm në Conference League

Pas shortit të hedhur për fazën Play-Off të UEFA Conference League, Drita dhe Shkëndija kanë mësuar jo vetëm kundërshtarët e radhës, por edhe rivalët e mundshëm në fazën 1/8-ave të kompeticionit evropian.

Kampionët e Kosovës, Drita, janë shortuar përballë skuadrës sllovene Celje, ndërsa kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, do të përballen me ekipin turk Samsunspor, ish-skuadrën e Arbnor Mujës.

Në rast kualifikimi nga faza Play-Off, Drita mund të përballet në 1/8-at me njërën prej Sparta Prague, ish-klubi i Qazim Laçit, ose AEK, skuadër ku aktivizohet portieri i Kombëtares shqiptare Thomas Strakosha.

Nga ana tjetër, Shkëndija do të ketë përballë një sfidë të vështirë nëse avancon më tej, pasi kundërshtari i saj i mundshëm në 1/8-at do të jetë njëra mes Shakhtar Donetsk ose Rayo Vallecano, ku luan mbrojtësi shqiptar Ivan Balliu.

Shorti për fazën e 1/8-ave të Conference League do të hidhet më 27 shkurt, ndërsa dy skuadrat shqiptare synojnë të kapërcejnë fazën Play-Off për të vazhduar rrugëtimin evropian.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së