Show Biz

Juliana Nura zbulon takimin me yllin e futbollit: “Me Benzeman e premë tortën bashkë”

Modelja e njohur Juliana Nura është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes mediatike me rrëfime të hapura për jetën e saj personale dhe kontaktet me yje të futbollit botëror. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Canapé”, ku ndau detaje interesante nga përvojat e saj me figura të njohura të sportit ndërkombëtar.

Juliana tregoi se vite më parë kishte takuar legjendën e futbollit francez, Karim Benzema, madje kishte qenë e ftuar edhe në festën e ditëlindjes së tij. Sipas saj, momenti kur ata prenë tortën bashkë u bë viral në rrjetet sociale dhe vazhdon të qarkullojë edhe sot.

“Kam qenë në ditëlindjen e Benzemas, e kemi prerë tortën bashkë dhe momenti u bë viral. Ka ende foto në internet dhe përpjekjet për t’i hequr nuk kanë pasur sukses për shkak të të drejtave autoriale”, u shpreh modelja.

Gjatë intervistës, Juliana sqaroi gjithashtu edhe një deklaratë të mëparshme, ku kishte pohuar se kishte takuar Cristiano Ronaldon. Ajo tregoi se takimi kishte ndodhur në një periudhë kur ylli portugez ishte në kërkim të një partnereje, por ajo kishte zgjedhur ta refuzonte.

Sipas Nurës, arsyeja lidhej me mungesën e përputhshmërisë në vlera dhe mënyrën e të menduarit, si dhe me faktin se Ronaldo nuk ishte shqiptar.

Me rrëfimet e saj të drejtpërdrejta dhe spontane, Juliana Nura vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, veçanërisht kur ndan detaje nga takimet e saj me emra të njohur ndërkombëtarë.

You may also like

Show Biz

Rita Ora mahnit me format trupore, e nis janarin në pushime tropikale

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një seri fotografish të publikuara së fundmi
Show Biz

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia”

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia” Pas një serie suksesh në skenën muzikore, Lionora Jakupi vjen me