Pak ditë pas kurorëzimit të dashurisë së tyre me martesë, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Blero, Eronita, ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga shtëpia ku çifti tashmë po jeton së bashku.
Përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, Eronita ka ofruar një vështrim nga ambientet e reja të banimit, ndërsa ajo dhe Blero shfaqen të buzëqeshur, të qetë dhe më të lumtur se kurrë. Pamjet reflektojnë një atmosferë të ngrohtë familjare dhe harmoninë e ditëve të para të jetës bashkëshortore.

Ndërkohë, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë edhe zëra se Eronita mund të jetë në pritje të ëmbël dhe se çifti pritet së shpejti të bëhet prindër. Megjithatë, deri më tani, as Blero dhe as Eronita nuk kanë reaguar zyrtarisht për këto aludime.
Fansat kanë reaguar me komente pozitive, duke i uruar çiftit dashuri, lumturi dhe një fillim sa më të mbarë të kësaj etape të re të jetës.

