FC Basel ka zyrtarizuar emërimin e Stephan Lichtsteinerit si trajnerin e ri të ekipit të parë. Ish-mbrojtësi i njohur zviceran merr drejtimin e skuadrës me objektivin për të mbrojtur titullin e kampionit dhe për të vazhduar sukseset e klubit në arenën vendore.
Lichtsteiner, 42 vjeç, nis kështu një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë nga stoli i trajnerit, pas një rruge të suksesshme si futbollist aktiv, ku ka lënë gjurmë si në klube ashtu edhe me Kombëtaren e Zvicrës.
Në Baselin e tij të ri, Lichtsteiner do të punojë edhe me Xherdan Shaqirin, me të cilin ka qenë bashkëlojtar për shumë vite te Kombëtarja zvicerane. Bashkëpunimi mes tyre pritet të jetë një nga pikat kyçe në ndërtimin e skuadrës për sezonin në vazhdim.
Lichtsteiner gëzon gjithashtu respekt të veçantë nga tifozët shqiptarë, për shkak të gjestit të tij simbolik në Botërorin e vitit 2018, kur u bashkua me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin në festimin e golave ndaj Serbisë, duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare.
Emërimi i tij është pritur me interes të madh, ndërsa pritet të shihet se si do të reflektohet kjo zgjedhje në ambiciet sportive të FC Baselit në sezonin e ardhshëm.

