Interi dhe Juventusi kanë shprehur interes për mbrojtësin e Brescias, Samuele Sina, një nga talentet më premtuese të futbollit italian.
Futbollisti i lindur në vitin 2007 është aktualisht i huazuar te Ospitaletto në Serie C, ku po grumbullon minuta të rëndësishme dhe po shfaq paraqitje bindëse. Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha italiane, mes tyre edhe dy gjigantët e Serie A.
Sina vlerësohet për qetësinë në lojë, disiplinën taktike dhe potencialin e lartë për zhvillim, ndërsa Brescia mbetet klubi që zotëron kartonin e tij.
Interesi i Interit dhe Juventusit konfirmon edhe një herë progresin e mbrojtësit të ri, i cili shihet si një investim i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit italian.

