Fenerbahçe është shumë pranë finalizimit të transferimit të Ademola Lookman nga Atalanta, teksa palët ndodhen në fazën përfundimtare të bisedimeve.
Sipas raportimeve, marrëveshja mes dy klubeve parashikon një shifër rreth 40 milionë euro, ndërsa aktualisht po diskutohen detajet e fundit që lidhen me mënyrën e pagesës dhe garancitë bankare.
Drejtuesit e klubit turk janë optimistë se transferimi mund të mbyllet së shpejti, duke e konsideruar Lookman një përforcim kyç për repartin ofensiv, në funksion të objektivave ambicioze për pjesën e mbetur të sezonit dhe garat evropiane.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, njoftimi zyrtar pritet në ditët në vijim.

