Kampionët në fuqi, Egnatia, kanë përforcuar repartin ofensiv duke arritur marrëveshje me sulmuesin portugez Afonso Rodrigues.
23-vjeçari vjen nga skuadra portugeze Tondela, ndërsa më herët ka qenë pjesë edhe e klubeve Famalicão dhe Paços Ferreira, duke fituar përvojë të vlefshme në futbollin portugez.
Rodrigues aktivizohet si anësor i djathtë dhe pritet të sjellë energji, shpejtësi dhe konkurrencë të shtuar në fazën sulmuese të Egnatias, në funksion të objektivave ambicioze të klubit për sezonin aktual.
Sipas marrëveshjes, Tondela do të ruajë 50% të kartonit të lojtarit në rast të një transferimi të ardhshëm, detaj që konfirmon potencialin e sulmuesit për zhvillim dhe vlerë në treg.

