Debati mes dy banorëve të Big Brother VIP, DJ Gimbos dhe Rogertit, ka eskaluar sot në një moment tejet të tensionuar dhe emocional brenda shtëpisë.
Situata u përkeqësua pasi Rogerti i përmendi Gimbos tragjedinë e humbjes së vëllait të Gjestit, duke e pyetur për mënyrën se si kishte ndodhur ngjarja. Ky veprim u konsiderua i papërshtatshëm nga Gimbo, i cili reagoi ashpër, duke theksuar se një tragjedi e tillë nuk duhet të përdoret apo përmendet për qëllime loje.
I prekur thellë emocionalisht, Gimbo foli më pas në dhomën e rrëfimit, ku shpërtheu në lot dhe rrëfeu se kjo ngjarje e kishte tronditur jashtëzakonisht shumë, duke e lidhur edhe me përjetime personale.
“Gjithçka mund të jetë lojë, por kjo jo. Ky rast më ka mbytur shpirtërisht, më ka dërrmuar. Kam pasur një vëlla të vogël dhe kjo më prek thellë. Vetëm zemra ime e di se çfarë kam hequr,” u shpreh ai mes emocionesh.
Momentet e rënda kanë shkaktuar reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, ku publiku ka shprehur ndjeshmëri dhe mbështetje për Gimbon, duke dënuar përmendjen e tragjedive personale si pjesë e strategjisë së lojës.
Ky episod rikthen në vëmendje kufijtë e etikës dhe ndjeshmërisë emocionale brenda një formati si Big Brother VIP.

