Botërori 2026 Sport

Zërat për bojkot të Botërorit 2026 po shtohen mes tensioneve politike

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e paraqesin Botërorin 2026 si një festë globale të futbollit, në sfond po shtohen kritikat dhe thirrjet për bojkot, veçanërisht në SHBA dhe në disa vende të Evropës.

Shkaku kryesor i pakënaqësive lidhet me klimën politike dhe sociale në SHBA, sidomos me politikat e ashpra të emigracionit. Arrestimet, deportimet dhe veprimet e agjencive federale kanë nxitur reagime nga organizata të ndryshme dhe figura publike, të cilat argumentojnë se mbajtja e një eventi global në një ambient të tillë bie ndesh me mesazhin bashkues të sportit.

Mes zërave kritikë është edhe ish-presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, i cili përmes një reagimi publik u ka bërë thirrje tifozëve të qëndrojnë larg SHBA gjatë turneut. Sipas tij, situata aktuale nuk përputhet me frymën e një kampionati botëror.

Debati ka prekur edhe Gjermaninë. Zv/presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Oke Göttlich, shprehu kritika duke theksuar se jeta e një futbollisti nuk vlen më shumë se ajo e qytetarëve të zakonshëm. Megjithatë, presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf, e hodhi poshtë idenë e bojkotit, duke i quajtur deklaratat e tij të gabuara dhe duke konfirmuar pjesëmarrjen normale.

Pavarësisht debateve politike, organizimet për Botërorin 2026 po vazhdojnë sipas planit. Turneu do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, duke nisur më 11 qershor dhe duke përfunduar më 19 korrik.

Megjithatë, përtej përgatitjeve sportive, atmosfera rreth kampionatit po shoqërohet me diskutime të forta politike dhe etike, që rrezikojnë ta ndjekin këtë Botëror deri në fillimin e tij.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së