Drita ka zyrtarizuar afrimin e radhës në afatin kalimtar, duke nënshkruar me mesfushorin francez Kemehlo Nguena. 25-vjeçari ka mbërritur në Gjilan, ku ka hedhur firmën në kontratë me klubin bardhekaltër.
Nguena pritet të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Zekirija Ramadani, ndërsa debutimi i tij mund të vijë që nga ndeshja e ardhshme ndaj Drenicës.
Mesfushori francez ka nisur karrierën e tij te Troyes në Francë, ndërsa më pas ka fituar përvojë ndërkombëtare duke luajtur në Bullgari me Slavia Sofia, si dhe në Letoni te dy klubet e njohura Riga FC dhe Auda.
Me këtë përforcim, Drita synon të rrisë cilësinë dhe konkurrencën në mesfushë në vazhdim të sezonit.

