Futboll Shqipëria Sport Vendi

Shehi përgatit rikthimin në stol, çon Ballkanin në FIFA

Ish-trajneri i disa skuadrave të Superiores hap çështje zyrtare kundër klubit nga Suhareka, ndërsa mbetet i lirë për të firmosur me një ekip të ri.

Orges Shehi ka nisur një betejë ligjore me ish-klubin e tij, Ballkanin. Trajneri 48-vjeçar ka hapur një çështje zyrtare në FIFA për të zgjidhur mosmarrëveshjet e lindura pas ndërprerjes së bashkëpunimit në muajin nëntor.

Palët do t’i drejtohen tashmë organeve më të larta të futbollit botëror për të sqaruar situatën kontraktuale, ndërsa procesi pritet të marrë kohën e vet sipas procedurave të zakonshme.

Megjithatë, pavarësisht përplasjes ligjore, Shehi konsiderohet i lirë nga FIFA dhe mund të firmosë me çdo klub që kërkon shërbimet e tij. Kjo i hap rrugën një rikthimi të shpejtë në pankinë për trajnerin durrsak.

Me një karrierë të pasur dhe një titull kampion si dhe dy Superkupa në CV, Shehi mbetet një nga emrat më të vlerësuar në tregun e trajnerëve shqiptarë. Ai ka drejtuar me sukses skuadra si Tirana, Partizani, Kukësi dhe Skënderbeu, duke lënë gjurmë në Superiore.

Aktualisht pa skuadër, Shehi pritet të jetë një nga protagonistët e merkatos së trajnerëve, qoftë në elitën e futbollit shqiptar, ashtu edhe jashtë vendit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së