Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

Mërgim Vojvoda shpallet lojtari i ndeshjes pas fitores së Como ndaj Juventusit

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, u vlerësua si lojtar i ndeshjes në fitoren e madhe të Como 1907 ndaj Juventus.

Skuadra e Como triumfoi me rezultatin 2:0 në transfertë ndaj “Zonjës së Vjetër”, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në kuadër të Serie A.

Vojvoda zhbllokoi rezultatin me golin për 1:0 dhe gjatë gjithë ndeshjes u dallua për paraqitje të jashtëzakonshme, si në fazën defensive, ashtu edhe në mbështetje të sulmit. Ai realizoi ndërhyrje vendimtare dhe tregoi siguri të madhe në repartin e mbrojtjes, duke kontribuar drejtpërdrejt në fitoren historike të skuadrës.

Paraqitja e tij e shkëlqyer u shpërblye me çmimin e më të mirit të ndeshjes, duke konfirmuar formën e lartë që po shfaq Mërgim Vojvoda në elitën e futbollit italian.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së