Barcelona rikthehet në krye të La Liga-s pas një fitoreje të pastër 3-0 ndaj Levantes në “Spotify Camp Nou”, me golat e Marc Bernal, Frenkie de Jong dhe Fermin Lopez.
Trajneri Hansi Flick u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe theksoi rëndësinë e rikthimit në vendin e parë pas humbjes ndaj Real Madridit një javë më parë.
“Sot dhamë një përgjigje shumë të mirë dhe kjo ishte ajo që më duhej.Ishte shumë e rëndësishme të shënonim shpejt, na dha besim që nga fillimi. Me kalimin e minutave kemi përmirësuar lojën dhe e merituam plotësisht fitoren,” tha Flick.
Fokus i veçantë u bë tek Joao Cancelo, i cili sipas trajnerit, spikati me paraqitjen e tij:
“Joao tregoi cilësitë e tij më të mira.Krijoi shumë raste, sidomos në pjesën e parë. Është një futbollist fantastik dhe mund të na ndihmojë shumë. Kjo ishte ajo që doja prej tij.
” Flick komentoi edhe reagimin e Lamine Yamal pas zëvendësimit në minutat e fundit:
“Është normale që të jetë i zhgënjyer. Gjëja më e rëndësishme është që kemi lojtarë që meritojnë të luajnë. Roony është një futbollist profesionist dhe kur hyri në fushë, luajti shumë mirë. Unë fokusohem tek kjo.”
Barcelona rikthehet në vendin e parë me 61 pikë, një më shumë se Real Madrid, dhe trajneri thekson se ka ende shumë rrugë përpara:
“Është e rëndësishme të rikthehesh në krye, por jo çdo gjë ka qenë perfekte. Tre pikë janë më e rëndësishmja.”

