Lajme Ndërkombëtare

Vrasja e Ali Khameneit, Trump: E vrava para se të më eliminonte mua!

Donald Trump dhe Ali Khamenei

Donald Trump ka komentuar vrasjen e Liderit Suprem të Iranit, Ali Khamenei duke theksuar se “Unë e godita atë përpara se ai të më sulmonte mua. Ata u përpoqën dy herë. Por unë e godita atë i pari.”

Donald Trump dhe Ali Khamenei
Donald Trump dhe Ali Khamenei

Presidenti i SHBA dukej se i referohej një numri përpjekjesh që raportet tregonin se ishin kryer nga inteligjenca iraniane për ta shënjestruar atë, e fundit prej të cilave ndodhi gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2024.

Kur u pyet se kë shihte si kandidat për të udhëhequr Iranin pas vdekjes së Khameneit, ai deklaroi se të gjithë ata që kishte marrë në konsideratë tashmë janë vrarë, duke shtuar se sulmi ishte mjaftueshëm i suksesshëm për të eliminuar shumicën e kandidatëve.

Më herër, Trump ka deklaruar se operacionet ushtarake kundër Iranit “do të vazhdojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat”.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur