Një lajm i jashtëzakonshëm ka mbërritur nga Anglia për futbollin shqiptar. Sulmuesi kuqezi, Armando Broja, është rikthyer në fushën e lojës pas një periudhe të vështirë me dëmtimin, duke dhënë një sinjal shumë pozitiv vetëm pak ditë para sfidës së rëndësishme ndaj Poland.
Në ndeshjen e zhvilluar mes Burnley dhe Bournemouth, e cila përfundoi me barazimin 0-0, të gjithë sytë ishin te sulmuesi shqiptar. Në stadium ishte i pranishëm edhe trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, së bashku me stafin teknik, pikërisht për të ndjekur nga afër gjendjen e lojtarit.
Broja jo vetëm që ishte në stol, por arriti të marrë edhe minuta në fushë, duke surprizuar të gjithë. Në minutën e 88-të ai u aktivizua në vend të Zian Flemming, duke shënuar rikthimin e tij të shumëpritur pas dëmtimit.
Edhe pse kishte pak kohë në dispozicion, fakti që sulmuesi shqiptar u aktivizua është një sinjal shumë i rëndësishëm për formën dhe gatishmërinë e tij fizike.
Ky zhvillim ka sjellë entuziazëm të madh te tifozët shqiptarë, pasi Broja pritet të jetë një nga armët kryesore në përballjen e 26 marsit ndaj Polonisë, një ndeshje që konsiderohet shumë e rëndësishme për kuqezinjtë.

