Aktualitet Boks Lajme

Lufta/ Trump paralajmëron NATO-n për ngushticën e Hormuzit dhe sulmon Britaninë e Madhe: I kërkova ndihmë për kalimin e naftës, por refuzoi

Në ditën e 17-të luftës, situata në Lindjen e Mesme vijon të jetë e tensionuar. Irani nuk i ka ndaluar sulmet drejt bazave ushtarake amerikane të pozicionuara në vendet e rajonit, ndërsa së fundmi është sulmuar dhe një bazë ushtarake e vendosur në Kuvajt, ku qëndrojnë dhe ushtarë amerikanë. Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani, u shpreh se vendi i tij nuk është në luftë dhe se Italia nuk është objektivi i Iranit.

Për herë të parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka kërkuar bashkëpunim me Evropën me qëllim garantimin e kalimit të sigurtë të naftës në Ngushticën e homuzit, e bllokuar nga iranianët që në ditën e nisjes së sulmeve.

Trump dhe njëherë shprehu zhgënjimin e tij për Britaninë e Madhe dhe kryeministrin Keir Starmer, i cili refuzoi të merrte veprime konkrete kundër Iranit. Në një intervistë, Trump tha se e “Mbretëria e Bashkuar mund të konsiderohet aleati numër një, ai me historinë më të gjatë e kështu me radhë, megjithatë, kur u kërkova atyre të ndërhynin, ata refuzuan. Dhe sapo ne në thelb eliminuam aftësinë kërcënuese të Iranit, ata thanë: ‘Epo, atëherë do të dërgojmë dy anije’. Dhe unë thashë: ‘Na duhen këto anije para se të fitojmë, jo pasi të fitojmë’”.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur