Aktualitet Lajme Lifestyle

E rëndë! Teleferiku shkëputet dhe bie nga lartësia prej 2000 metrash, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër ku një teleferik u rrëzua poshtë një shpati me dëborë në vendpushimin e skive Engelberg-Titlis në Zvicrën Qendrore, duke shkaktuar vdekjen e një personi.

Incidenti raportohet se ka ndodhur për pasojë të erërave të forta që goditën në lartësi prej afërsisht 2,000 metrash, ku një person që po udhëtonte me të gjeti vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e shpëtimit dhe një helikopter nga shërbimi ajror Rega.

Nga kontrollet e para në terren konkludoi se kabina u shkëput nga kablloja dhe u rrokullis disa herë përpara se të binte në një shkurre.

Ndërsa bëhet me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Deri më tani viktima mbetet e paidentifikuar.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur