Gjatë një interviste në një emisionin telviziv, thekoi se Noka ka qenë ‘fytyra e dështimit të PD’.
Ai nënvizoi se PD duhet të shkojë drejt parimeve të rëndësishme dhe të jetë një parti e lirë.
“Influenca e shtetit në zgjedhje është në një nivel të caktuar dhe influenca e grupeve kriminale është në një nivel të caktuar. Por nëse ne rrimë vetëm në këtë dimension ne nuk fitojmë kurrë. Ne nuk mund të jemi si Rama. Por nuk mund të mundim Ramën, me një Ramë tjetër brenda partisë. Nokën edhe rojë nuk e mbaj unë po të jetë për mua. Ai është një njeri që ka probleme me ligjin, me grupe kriminale, ka akuza për korrupsion. Dhe ai është fytyra e dështimit të PD dhe aksidenti më i madh që ka PD”, u shpreh Salianji.

