Paraqitjet e Brajan Gruda po marrin vëmendje të madhe në futbollin gjerman, me talentin shqiptar që ka siguruar një vend në formacionin e javës në Bundesliga pas një performance spektakolare.
Mesfushori ishte protagonist në fitoren e thellë 5-0 Leipzig ndaj Hoffenheimit, duke dhënë një kontribut vendimtar me dy gola dhe një asistim.
Performanca e tij u vlerësua maksimalisht, me notën perfekte 10.0, duke e renditur ndër lojtarët më të dalluar të javës në kampionat.
Gruda ndan vendin në këtë formacion prestigjioz me emra të njohur si Serge Gnabry, Michael Olise dhe Joshua Kimmich, duke konfirmuar rritjen e tij të shpejtë dhe ndikimin në një nga ligat më konkurruese në Evropë.


