Aktualitet Lajme Politike

Mynihu shënon historinë, zgjedh kryebashkiakun e parë homoseksual! Përmbyset rezultati, CSU humb zgjedhjet pas 42 vitesh

Dominik Krause, i cili vjen nga Partia e Gjelbër, e ka deklaruar haptazi orientimin e tij seksual. Fizikanti 35-vjeçar shënoi një fitore të papritur në qendrën bavareze që njihet në mbarë botën për Oktoberfestin duke ua marrë trofeun nga dora Social Demokratëve, të cilët e drejtuan këtë bashki për 42 vjet.

Mynihu ka shkruar një kapitull të ri në histori pasi ka zgjedhur kryebashkiakun e parë homoseksual.

Dominik Krause, i cili vjen nga Partia e Gjelbër, e ka deklaruar haptazi orientimin e tij seksual.

Fizikanti 35-vjeçar shënoi një fitore të papritur në qendrën bavareze që njihet në mbarë botën për Oktoberfestin duke ua marrë trofeun nga dora Social Demokratëve, të cilët e drejtuan këtë bashki për 42 vjet.

CSU, partia simotër bavareze e CDU-së konservatore, e ka dominuar politikën vendase prej dekadash. Drejtuesi i saj, Markus Soder, i ka sulmuar prej vitesh të Gjelbrit për politikat e tyre progresiste.

Krause garoi për një Mynih më mendjehapur dhe gjithëpërfshirës, me sloganin: “Sepse më shumë është e mundur.”

Fitorja e tij është një rreze shprese për të Gjelbrit që kanë nisur ta humbasin popullaritetin e tyre në mbarë vendin.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur