Presidenti i Republikës dhe një ndër politikanët më të rëndësishëm në vend, Ilir Meta feston sot 57 vjetorin e lindjes. Simpatizantë të Partisë së Lirisë, miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë e kanë uruar virtualisht ish-kreun e shtetit, i cili gjendet në qeli prej Tetorit 2024.
Por pavarësisht privimit nga liria fizike, Ilir Meta thotë se kjo ditëlindje e gjen më të lirë, më të ri dhe më të fortë se asnjëherë tjetër.
Teksa falenderon të gjithë ata që e kanë uruar, ai ka zgjedhur të ndajë një fotografi me nënën, të cilën e cilëson si të jashtëzakonshme dhe për më tepër i ka besuar emrin Ilir.
“Falenderoj përzemërsisht gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit për urimet e tyre me rastin e ditëlindjes time, e cila më gjen më të lirë, më të ri dhe më të fortë se asnjëherë tjetër. Një falenderim të jashtëzakonshëm për nënën time, e cila më besoi emrin ILIR”, shkruan ai.
Ilir Meta ka lindur në Çepan të Skraparit më 24 Mars 1969 dhe menjëherë pas rënies së komunizmit në vitin 1990, u angazhua në politikë, fillimisht si pjesëmarrës aktiv në lëvizjen studentore, dhe nga viti 1992 ai është zgjedhur Anëtar i Parlamentit në të gjitha legjislaturat.

