Mesfushori i Inter dhe një nga yjet kryesorë të Turqisë, Hakan Çalhanoğlu, ka folur në konferencën për shtyp para përballjes vendimtare ndaj Kosovës.
Në prag të ndeshjes historike që zhvillohet në Stadiumin Fadil Vokrri , mesfushori turk theksoi cilësinë e lartë që posedon skuadra kosovare, duke veçuar disa nga emrat kryesorë.
“Kosova ka shumë lojtarë të rrezikshëm. Asllani është aty. Vedati është shumë i mirë para portës dhe në goditjet standarde. Lojtari që luan me Kenanin te Juventusi është gjithashtu shumë i mirë,” u shpreh Çalhanoglu.
Ai shtoi se nuk dëshiron të përmendë të gjithë lojtarët individualisht, por theksoi se skuadra në tërësi meriton respekt maksimal.
“Nuk do t’i rendis një nga një, do të ishte e pahijshme. Janë të gjithë të mirë dhe cilësorë. Ata meritojnë respekt. Kanë edhe një super trajner,” përfundoi ylli turk.

