Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

Montella para finales me Kosovën: “Do të jetë një ndeshje e madhe, presionin do ta kalojmë”

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka folur në konferencën për shtyp në prag të përballjes vendimtare ndaj Kosovës.

Para finales së “play-off”-it për Kupa e Botës FIFA 2026, tekniku italian nuk kurseu vlerësimet për “Dardanët”, duke theksuar se kundërshtari ka arritur me meritë deri në këtë fazë.

“Kosova me plot meritë ka ardhur deri këtu. Nesër besoj se do të jetë një finale e madhe,” deklaroi Montella.

Ai shtoi se pavarësisht rezultatit, besimi i tij ndaj lojtarëve nuk do të ndryshojë: “Cilido qoftë rezultati i ndeshjes me Kosovën, mendimet e mia për lojtarët e mi nuk do të ndryshojnë kurrë. Nuk do t’i ndërroja për asgjë.”

Montella pranoi se presioni është i pashmangshëm në një ndeshje të tillë, por u shpreh i bindur se skuadra e tij do ta përballojë atë: “Është finale e madhe, do të ketë presion, por do ta kalojmë lehtë.”

Kujtojmë se kjo përballje vendimtare zhvillohet nesër nga ora 20:45, në një sfidë që pritet të përcaktojë ekipin që do të sigurojë biletën për në Botëror.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së