Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

Gruda mbyll dilemat: “Krenar që luaj për Gjermaninë”, shuhet shpresa për Kosovën dhe Shqipërinë

Talenti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, i ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij në nivel ndërkombëtar, duke konfirmuar qartë zgjedhjen për Gjermaninë.

Sulmuesi 21-vjeçar ishte përfolur ditët e fundit si një mundësi për Shqipërinë ose Kosovën, për shkak të konkurrencës së madhe te përfaqësuesja gjermane.

Megjithatë, një postim i tij në rrjetet sociale ka sqaruar gjithçka. “Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë. Një pengesë e vogël, por i kënaqur me rezultatet. Kthehem së shpejti”, ka shkruar Gruda në “Instagram”.

Ky reagim konsiderohet si një sinjal i fortë se lojtari nuk po mendon ndonjë ndryshim të përfaqësueses, duke i dhënë përparësi vazhdimësisë me “Pancerat”.

Aktualisht, Gruda është pjesë e Gjermanisë U-21 dhe synon të marrë ftesën nga trajneri Julian Nagelsmann për ekipin e parë në të ardhmen e afërt.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së