Futboll Kombëtarja Sport

Muriqi emocionon kombin: “Ky gol është për Kosovën dhe Shqipërinë”

Vedat Muriqi ka dhuruar jo vetëm një performancë vendimtare në fushë, por edhe një mesazh prekës për të gjithë shqiptarët pas golit ndaj Real Madrid.

Sulmuesi i Mallorca, i cili realizoi golin e fitores, e ka dedikuar këtë moment për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke kërkuar njëkohësisht falje për dështimin në kualifikimet për Botërorin 2026.

Në një intervistë për “DigitALB”, Muriqi u shpreh: “Për Kosovën, për shtetin tim. Për Shqipërinë, për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës që na përkrahën. Më vjen keq që nuk mundëm të kualifikohemi si Kosova ashtu edhe Shqipëria, por shpresoj ndonjë herë tjetër”.

Ai shtoi se kishte nevojë për këtë gol pas emocioneve të forta të ditëve të fundit: “Vij nga udhëtimi, isha pak i lodhur. Kisha javë shumë emocionale. Pata telashe pas finales me Turqinë… nuk dua të flas më shumë, dua ta mbyll këtë temë. Më duket se kisha pas nevojë për këtë gol, morëm tre pikë dhe jam shumë i lumtur”.

Ky ishte goli i 19-të i tij këtë sezon në La Liga, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij kyç te Mallorca.

Muriqi vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura për tifozët shqiptarë, jo vetëm për golat, por edhe për lidhjen emocionale që ka me kombin.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së