Aktualitet Lajme

Punonjësja e OSBE-së spiune në Kosovë, prokuroria: I dha Serbisë të dhëna sensitive

Serbja Jelena Gjukanoviç, punonjëse e OSBE-së ka dale para gjykatës së Prishtinës, nën dyshimet për spiunazh në bashkëpunim me një tjetër person, për llogari të Inteligjencës serbe.

Prokuroria dyshon se gruaja ka pasur qasje në informacione dhe takime të nivelit të lartë me përfaqësues vendorë e të huaj veçanërisht në veri të Kosovës dhe i ka dhënë informacione sensitive Beogradit.

Në dosje janë zbuluar komunikime që prokuroria i cilëson si mesazhe të koduara, ku përmendet një “falënderim për punën në Kosovë”, i interpretuar si referencë ndaj veprimtarisë së lidhur me strukturat e inteligjencës serbe.

Prokuroria thotë se mesazhet dhe dokumentet e administruara po trajtohen si pjesë e provave për spiunazh, por mbrojtja i ka kundërshtuar këto pretendime.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur