Aktualitet Bota Lajme

Melania i drejtohet popullit nga Shtëpia e Bardhë: Të turpshme gënjeshtrat që më lidhin mua me Epstein!

Në një ndërhyrje të pazakontë nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump ka hedhur poshtë me tone të ashpra çdo përfshirje të saj me krimet e financierit amerikan Jeffrey Epstein, duke denoncuar shpifjet dhe insinuatat ndaj saj.

Në një paraqitje të rrallë dhe të papritur publike, zonja e parë deklaroi se “gënjeshtrat dhe insinuatat” që e lidhin me Epstein “duhet të marrin fund”, duke mohuar çdo përfshirje apo njohje me krimet e ish-financierit dhe duke paralajmëruar edhe veprime ligjore.

“Gënjeshtrat që më lidhin me të neveritshmin Jeffrey Epstein duhet të marrin fund që sot. Individët që gënjejnë për mua nuk kanë as standarde etike, as përulësi dhe as respekt. Nuk kundërshtoj injorancën e tyre, por refuzoj përpjekjet e tyre të ulëta për të njollosur reputacionin tim”, deklaroi zonja e parë.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur