Sport Sporte tjera

Një grua në Formula 1 pas 34 vitesh, Doriane Pin pranë momentit historik

Pas më shumë se tri dekadash mungesë, një emër i ri po afrohet me shpejtësi drejt historisë në Formula 1. Bëhet fjalë për piloten franceze Doriane Pin, e cila pritet të marrë pjesë në teste private me skuadrën e Mercedesit, duke hapur rrugën për një rikthim të shumëpritur të grave në këtë sport elitë.

Herën e fundit që një grua garoi në një event zyrtar të Formula 1 ishte në vitin 1992, kur Giovanna Amati u ul në timonin e një Brabham, duke marrë pjesë në gara në Afrikën e Jugut, Meksikë dhe Brazil.

Tashmë, pas 34 vitesh, Doriane Pin ka mundësinë reale për të ndërprerë këtë “agjërim” historik. 22-vjeçarja është pjesë e programit junior të Mercedesit dhe e F1 Academy, ku ka spikatur si një nga talentet më premtuese të motorsportit europian.

Përveç bashkëpunimit me Mercedesin, Pin ka një kontratë aktive edhe me Peugeot dhe pritet të marrë pjesë në garën prestigjioze “24 Orë të Le Mans”. Megjithatë, synimi i saj kryesor mbetet një: debutimi në Formula 1.

Zgjedhja e saj nga Mercedes për këto teste është një sinjal i qartë i besimit që skuadra ka ndaj saj, ndërsa rruga drejt Formula 1 nuk duket më vetëm një ëndërr, por një objektiv i arritshëm.

Koha do të tregojë nëse Doriane Pin do të arrijë të shkruajë historinë dhe të rikthejë një grua në startin e Formula 1 pas më shumë se tre dekadash.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së