Barcelona po përgatit një ankesë zyrtare ndaj UEFA-s pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, me presidentin e klubit, Joan Laporta, që ka reaguar me tone të ashpra ndaj vendimeve të arbitrave dhe sistemit VAR.
Drejtuesit e klubit katalanas i konsiderojnë vendimet si të papranueshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e kësaj faze të kompeticionit.
Laporta fillimisht uroi Atletico Madridin për kualifikimin në gjysmëfinale, por theksoi se gjykimi në të dyja ndeshjet kanë qenë një turp. Sipas tij vendimet e gjyqtarit dhe VAR kanë ndikuar ndjeshëm në këtë raund të Champions League dhe janë të papranueshme për një kompeticion të këtij niveli,” deklaroi ai.
Ai përmendi disa episode konkrete që, sipas tij, dëmtuan Barcelonën, duke përfshirë një penallti të paakorduar në ndeshjen e parë, si dhe kartonë të diskutueshëm të kuq për lojtarët Pau Cubarsí dhe Eric García.
Sipas Laportës, kartoni i kuq ndaj Garcías ishte i gabuar, pasi lojtari nuk ishte i fundit në mbrojtje, ndërsa një ndërhyrje ndaj Fermín López nuk u ndëshkua si duhet.
Po ashtu, presidenti i Barcelonës ngriti shqetësime edhe për një gol të anuluar të Ferran Torres dhe një penallti të pretenduar ndaj Dani Olmos.
Në fund, ai konfirmoi se klubi tashmë ka nisur procedurat me një ankesë fillestare dhe paralajmëroi se një tjetër do të dorëzohet së shpejti.

