Ina Aderi ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku foli hapur për jetën personale dhe rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP Albania”.
Pak ditë më parë, Kejlsi ishte i ftuar në “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, deklaroi publikisht se ai dhe Ina nuk janë më në një lidhje.
Megjithatë, situata u bë edhe më e paqartë pasi në rrjetet sociale qarkulloi një video ku Kejlsi shihej duke i bërë foto Inës në studion e “Big Brother Fan Club”. Ky moment ngjalli dyshime dhe pikëpyetje te publiku.

Për herë të parë, Ina ka zgjedhur të flasë më hapur për këtë situatë, edhe pse pa dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë për statusin aktual të marrëdhënies së tyre.
“Mund t’ia kem thënë, mund të jetë nënkuptuar, por mund ta them prapë… Është vetëm një faleminderit shumë e madhe për çdo grimcë fryme, energjie, mbështetje, dashurie që ka bërë për mua brenda dhe jashtë programit,” u shpreh Ina.

