Futboll Ndërkombëtare Sport

Capello dyshon për Anglinë: “Luan me frikë, vështirë ta fitojë Botërorin”

Legjenda e futbollit italian, Fabio Capello, ka shprehur dyshime të forta për shanset e Anglisë për ta fituar Kupën e Botës, duke kritikuar mënyrën e lojës së përfaqësueses angleze.

Sipas tij, ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel duhet të ndryshojë qasjen në lojë, pasi aktualisht “luan me frikë”, gjë që mund të ndikojë negativisht në një turne madhor si Botërori.

“Ky është problemi për Anglinë. Anglezët janë të lodhur dhe kanë frikë. Trajneri duhet të gjejë zgjidhje për këto dy çështje”, ka deklaruar Capello.

Ish-përzgjedhësi i Anglisë kujtoi edhe eksperiencën e tij në stolin e kësaj kombëtareje, ku në Kupën e Botës 2010 skuadra shënoi vetëm tre gola në katër ndeshje dhe u eliminua në fazën e 1/8 së finales.

Capello rikujtoi gjithashtu finalen e Euro 2020, ku Anglia ishte në avantazh ndaj Italisë, por më pas humbi në penallti. Sipas tij, mënyra se si ekipi reagoi në atë ndeshje tregon mungesë guximi në momentet vendimtare.

Ndërkohë, Anglia ka fituar të gjitha ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026, por në miqësoret e fundit ka shfaqur luhatje në formë, duke barazuar me Uruguajin dhe humbur ndaj Japonisë.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik, ndërsa Anglia në fazën e grupeve do të përballet me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së