Podujeve – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një lokal në Podujevë ku 3 persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të bombolës së gazit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila në një deklaratë për mediat bën me dije se ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:30 në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’.
Personat e lënduar mësohet se janë nisur me urgjencë për të marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor në spital.
“Sot rreth orës 08:30, në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policorë janë angazhuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

