Futboll Sport

FC Malisheva akomodohet në Holiday Resort para sfidës me Gjilanin

Skuadra e FC Malisheva ka mbërritur këtë mbrëmje dhe është akomoduar në Holiday Resort, ku do të qëndrojë para përballjes së nesërme ndaj SC Gjilani në kuadër të javës së 15-të të Superliga e Kosovës.

Klubi ka zgjedhur që grumbullimin para ndeshjes ta zhvillojë në Holiday Resort, një nga ambientet më të përshtatshme dhe më komode për skuadrat sportive, falë kushteve të larta, qetësisë dhe hapësirave ideale për përgatitje para sfidave të rëndësishme.

Futbollistët dhe stafi teknik i Malishevës do të kryejnë aty përgatitjet e fundit para ndeshjes së nesërme, ndërsa atmosfera në kampin e skuadrës raportohet të jetë shumë pozitive.

Dueli ndaj Gjilanit konsiderohet mjaft i rëndësishëm për objektivat e Malishevës në këtë fazë të kampionatit, teksa skuadra synon të dalë me rezultat pozitiv nga kjo përballje.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së