Aktualitet Lajme Lifestyle Show Biz

Me lot dhe sy të nxirë, Bebe Rexha në gjendje emocionale të rënduar

Bebe Rexha është shfaqur në një gjendje të rënduar emocionale, duke qarë dhe me sy të nxirë.

Videoja në fakt i përket janarit të vitit 2025, në kohën kur Bebe kishte probleme me ish-shtëpinë diskografike.

Tani që ajo është bërë artiste e pavarur dhe albumi “Dirty Blonde” po korr sukses të madh, Bebe thotë se nuk e kishte aspak të lehtë të arrinte këtu ku është.

“Së pari dua t’u them fansave se kjo nuk është thjesht fitorja ime. Kjo është fitorja jonë.

Kjo do të thotë më shumë për mua se çdo vlerësim tjetër që kam marrë ndonjëherë, sepse po e bëj këtë sipas kushteve të mia. Të bëhesha e pavarur ishte aq e frikshme, sinqerisht mendova se kishte mbaruar për mua. E di që kjo tingëllon dramatike, por 7 vitet e fundit ishin një betejë dhe unë vuaja në heshtje.

Por tani jam e lirë dhe jam e rrethuar nga njerëz që festojnë dhe më ngrenë moralin. Faleminderit…” ka shkruar ajo.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur