Futboll Liga e Kampionëve Sport

Pretendime për takim mes arbitrit dhe presidentit të PSG-së, UEFA nis hetimet

Eliminimi i Bayern Munich nga PSG në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin sportiv evropian, ndërsa në qendër të kritikave ka përfunduar arbitri portugez, Joao Pinheiro.

Sfida e kthimit përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, por PSG siguroi finalen falë fitores në ndeshjen e parë. Megjithatë, polemikat për arbitrimin kanë dominuar debatet pas ndeshjes.

Sipas raportimeve, Bayerni ka mbetur i pakënaqur me disa vendime të gjyqtarit kryesor, përfshirë tri situata të diskutueshme për prekje me dorë brenda zonës së PSG-së, si dhe një rast ku Nuno Mendes mund të ndëshkohej me karton të kuq.

Raportohet se menjëherë pas përfundimit të takimit, zyrtarë të klubit bavarez kanë kontaktuar UEFA-n për të kërkuar sqarime lidhur me arbitrimin.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se UEFA tashmë ka nisur verifikimet ndaj arbitrimit të Joao Pinheiros, ndërsa kanë qarkulluar edhe pretendime për një takim të mëhershëm mes arbitrit portugez dhe presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këto pretendime, por rasti ka ndezur debat të madh në opinionin sportiv dhe pritet të marrë vëmendje të madhe edhe në ditët në vazhdim.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së