Qeveria britanike po perballet me presion ne rritje per te shqyrtuar vendosjen e sanksioneve ndaj pronarit te Manchester Cityt, Sheikh Mansour bin Zayed Al-Nahyan, per shkak te pretendimeve mbi lidhjet me konfliktin ne Sudan.
Sipas raportimeve te “The Athletic”, organizata per te drejtat e njeriut FairSquare ka kerkuar hetim ndaj rolit te Mansour dhe lidhjeve te pretenduara te Emirateve te Bashkuara Arabe me nje grup paramilitar te akuzuar per krime lufte.
FairSquare pretendon se nese vendosen sanksione ndaj Mansour, ai mund te skualifikohet nga pronesia e Manchester Cityt sipas rregullave te Premierliges dhe Testit te Pronareve dhe Drejtoreve.
Manchester City vazhdon te jete nen hetim edhe per 115 akuza te pretenduara per shkelje te rregullave financiare, ndersa klubi ka mohuar vazhdimisht cdo shkelje.
Sheikh Mansour e bleu klubin ne vitin 2008 dhe gjate kesaj periudhe City fitoi tete tituj te Premierliges, nje trofe te Liges se Kampioneve, tre FA Cup dhe shtate Kupa te Liges.
Organizata FairSquare i eshte drejtuar drejtperdrejt Premierliges dhe Rregullatorit te ri te Futbollit ne Angli, duke kerkuar qe ceshtja te shqyrtohet seriozisht nga autoritetet britanike.
Sipas tyre, ekziston precedent pasi qeveria britanike ne vitin 2022 ngriti asetet e ish-pronarit te Chelseat, Roman Abramovich, pas pushtimit rus te Ukraines.

