Futboll Sport

Adidas vesh Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të paraqitet me fanella të reja duke filluar nga ndeshjet e ardhshme, si rezultat i një bashkëpunimi me gjigantin sportiv “Adidas”.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ky bashkëpunim është mundësuar përmes Skemës së Asistencës për Veshje të UEFA-s, e cila synon të mbështesë federatat kombëtare me pajisje cilësore për ndeshje dhe stërvitje.

Sipas FFK-së, fanellat janë të dizajnuara në mënyrë të personalizuar dhe në përputhje me identitetin e ekipit kombëtar, duke reflektuar ngjyrat dhe simbolikën e Kosovës.

“Përmes kësaj skeme, Federata e Futbollit e Kosovës përfiton nga furnizimi me veshje cilësore për ndeshje dhe stërvitje, të dizajnuara në mënyrë të personalizuar dhe në përputhje me identitetin e ekipit”, thuhet në njoftim.

Kjo skemë e UEFA-s është themeluar në vitin 2007 dhe ka për qëllim mbështetjen e federatave kombëtare në zhvillimin e tyre.

Po ashtu, bëhet e ditur se për dy sezonet e ardhshme, dhjetë përfaqësuese evropiane, përfshirë Kosovën, do të paraqiten me dizajne unike të “Adidas”, të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me federatat përkatëse.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së