Në prag të finales së Superkupës, trajneri Afrim Tovërlani ka folur për gjendjen e skuadrës dhe përgatitjet e bëra para këtij takimi të rëndësishëm sezonal.
Tovërlani u shpreh i kënaqur me fazën përgatitore, duke theksuar angazhimin maksimal të ekipit gjatë ditëve të fundit, si dhe përshtatjen e futbollistëve të rinj në grup.
“Kemi zhvilluar një fazë shumë të mirë përgatitore. Gjatë këtyre ditëve kemi dhënë maksimumin. Afrimet e reja janë përshtatur mjaft mirë me skuadrën. Shpresojmë që nesër të kemi një ndeshje të fortë, ashtu siç i takon një finaleje dhe një ndeshjeje të parë sezonale. Jemi të gatshëm,” u shpreh Tovërlani.
Finalja e Superkupës pritet me interes të madh, ndërsa të dyja skuadrat synojnë ta nisin sezonin me një trofe dhe një sinjal pozitiv për vazhdimësinë e garave.

