Piloti spanjoll i Ducati-t, Marc Márquez, ka pësuar një aksident të rëndë gjatë garës sprint në pistën e Le Mans-it në Francë.
Marquez u rrëzua në xhiron e fundit teksa luftonte për pozitën e shtatë, duke përfunduar në asfalt pas një përplasjeje të fortë me motorin e tij. Pamjet nga pista treguan se kampioni spanjoll mezi arriti të ngrihej në këmbë, ndërsa kishte vështirësi të mëdha me këmbën e djathtë.
Pas ekzaminimeve mjekësore, u konfirmua se ai ka pësuar frakturë të metatarsalit të pestë dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Përveç kësaj, Marquez do të operohet edhe në shpatullën e djathtë për shkak të dëmtimeve të marra nga përplasja.
Si pasojë e lëndimeve, piloti i Ducati-t pritet të mungojë në garën e së dielës në Francë, si dhe në etapën e ardhshme në Katalunjë më 17 maj.

