Botërori 2026 Futboll Sport

Irani kërkon 10 kushte nga SHBA, Kanadaja dhe Meksika

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës 2026 mbetet në pikëpyetje, pasi Federata Iraniane e Futbollit ka vendosur një seri kushtesh për organizatorët e turneut – SHBA-në, Kanadanë dhe Meksikën.

Sipas mediave iraniane, Teherani ka paraqitur 10 kërkesa kryesore që duhet të plotësohen përpara se kombëtarja të konfirmojë pjesëmarrjen në Botëror. Mes tyre përfshihen garanci për pajisjen me viza të të gjithë futbollistëve dhe stafit teknik, siguri shtesë gjatë qëndrimit dhe lëvizjeve të ekipit, si dhe mbrojtje për personat që kanë lidhje me Gardën Revolucionare.

Irani kërkon gjithashtu që tifozët në stadiume të shfaqin vetëm flamurin zyrtar iranian, ndërsa mediat të kufizohen vetëm në pyetje sportive dhe teknike gjatë konferencave.

Situata është bërë edhe më e ndjeshme pas raportimeve se Kanadaja kishte refuzuar hyrjen e presidentit të Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, për shkak të lidhjeve të dyshuara me Gardën Revolucionare.

Çështja pritet të diskutohet më tej në takimin mes përfaqësuesve të Iranit dhe FIFA-s, që do të mbahet më 20 maj në Zyrih.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së