Shqipëria Sport

Zyrtare: Antonio Delaj huazohet te Skënderbeu deri në fund të sezonit

Antonio Delaj është zyrtarisht lojtar i KF Skënderbeu. Sulmuesi 22-vjeçar do të veshë fanellën bardhekuqe në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual, pas marrëveshjes së arritur mes klubit korçar dhe Elbasanit.

Huazimi i Delajt është konfirmuar edhe nga klubi verdheblu, i cili përmes një njoftimi zyrtar bëri të ditur se ka aprovuar kalimin e lojtarit te Skënderbeu për pjesën e mbetur të sezonit.

“Antonio Delaj i bashkohet ekipit të KF Skënderbeut në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual”, thuhet në komunikatën e Elbasanit.

22-vjeçari është formuar te Vllaznia, ndërsa gjatë merkatos së verës kaloi te Elbasani. Megjithatë, mungesa e minutazhit e ka shtyrë sulmuesin të kërkojë më shumë hapësira dhe vazhdimësi, të cilat shpreson t’i gjejë te Skënderbeu.

Ky transferim pritet t’i japë më shumë alternativa repartit ofensiv të korçarëve, ndërsa për Delajn përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të rilançuar formën dhe për të fituar eksperiencë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së