Futboll Ndërkombëtare Sport

Alarm për sulme ajrore shtyn ndeshjen ku aktivizohen dy shqiptarë

Ndeshja mes Metalist 1925 dhe Chernihiv, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Ukrainës, është shtyrë për shkak të një alarmi për sulme ajrore.

Takimi ishte paraparë të zhvillohej nga ora 17:00, por u ndërpre dhe u shty për një kohë të pacaktuar, pasi në qytet u aktivizuan sirenat e alarmit. Situata e sigurisë detyroi organizatorët të marrin masa të menjëhershme për ndërprerjen e aktivitetit sportiv.

Në këtë përballje janë të përfshirë edhe dy futbollistë shqiptarë, Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica, të cilët janë pjesë e skuadrës së Metalist 1925.

Kjo është një tjetër dëshmi e ndikimit të situatës së sigurisë në Ukrainë, ku sporti vazhdon të përballet me ndërprerje dhe sfida të vazhdueshme për shkak të rrezikut nga sulmet ajrore.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së