Leicester City ka rënë zyrtarisht në League One, duke shënuar një nga rëniet më dramatike në futbollin anglez në vitet e fundit. Klubi që vetëm një dekadë më parë shkruante histori duke fituar Premier Ligën, tashmë do të garojë në kategorinë e tretë.
Rënia u vulos pas barazimit 2:2 ndaj Hull City, në një ndeshje që për “dhelprat” kishte vlerën e finales. Edhe pse arritën të reagojnë gjatë lojës dhe të barazojnë rezultatin, kjo nuk mjaftoi për të shmangur rënien nga Championship.
Leicester kishte mbetur shtatë pikë larg zonës së sigurt me vetëm dy ndeshje të mbetura, duke e bërë pothuajse të pamundur shpëtimin. Forma e dobët gjatë sezonit dhe rezultatet negative e çuan skuadrën drejt një fundi të hidhur.
Situata u rëndua edhe më shumë nga një zbritje prej 6 pikësh për shkelje të rregullave financiare, faktor që rezultoi vendimtar në luftën për mbijetesë. Kjo është rënia e dytë radhazi për Leicesterin, pas largimit nga Premier League sezonin e kaluar.
Pas ndeshjes, tifozët shprehën pakënaqësinë e tyre duke u mbledhur jashtë stadiumit, ku kërkuan ndryshime në drejtimin e klubit dhe rindërtim të skuadrës.

