Futboll Sport Vendi

Alban Dragusha nis punën te Prishtina – zhvillon stërvitjen e parë me skuadrë

Prishtina ka hapur një kapitull të ri, duke zyrtarizuar trajnerin e ri Alban Dragusha.

Menjëherë pas prezantimit, Dragusha ka zhvilluar takimin e parë me futbollistët dhe ka drejtuar seancën e tij të parë stërvitore, duke nisur përgatitjet për sfidat e radhës në kampionat.

Ish-futbollisti i njohur merr drejtimin e skuadrës pas largimit të Afrim Tovërlani, në një moment delikat për klubin kryeqytetas.

Në karrierën e tij si trajner, Dragusha ka drejtuar Vushtrria, ndërsa ka fituar përvojë të rëndësishme edhe si pjesë e stafit teknik te Drita, ku nga viti 2019 deri më 2022 ka shërbyer si ndihmës trajner.

 

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së