Trajneri i Anglise, Thomas Tuchel, ka vendosur te lejoje bashkeshortet dhe partneret e futbollisteve te vizitojne skuadren ne kampin stervitor ne SHBA, ne prag te Kupes se Botes 2026.
Vendimi paraqet nje ndryshim nga qasja tradicionale, pasi fillimisht ishte raportuar se vetem lojtaret dhe stafi teknik do te kishin qasje ne hotelin e ekipit ne West Palm Beach te Florides.
Mes atyre qe kane perfituar nga kjo mase eshte edhe partnerja e Jude Bellingham, Ashlyn Castro, e cila udhetoi per ta takuar yllin e Anglise pas ndeshjes pergatitore ne Tampa.
Sipas mediave britanike, edhe Kate Kane, bashkeshortja e kapitenit Harry Kane, si dhe Layla Roye, partnerja e Kobbie Mainoo, kane vizituar futbollistet para hyrjes ne fazen intensive te pergatitjeve.
Burime prane kombetares angleze kane theksuar se nje situate e tille eshte e pazakonte ne prag te nje turneu madhor, por Tuchel beson se nje ambient me i qete dhe me pak presion do t’i ndihmoje lojtaret para sfidave te Botërorit.
Vendimi i teknikut gjerman ka ngjallur interes ne mediat angleze, te cilat po e shohin si nje menyre te re per te ruajtur balancen emocionale te futbollisteve gjate nje prej turneve me te rendesishem ne karrieren e tyre.

