Botërori 2026 Futboll Sport

“I gënjeu të gjithë”/ Shpërthejnë polemikat pas ceremonisë së hapjes së Kupës së Botës, Shakira akuzohet se përdori një sozi

Ceremonia hapese e Kupes se Botes 2026 ne Mexico City ka nxitur nje teori te pazakonte ne rrjetet sociale, ku disa perdorues pretendojne se personi qe interpretoi himnin zyrtar “Dai Dai” nuk ishte kengetarja kolumbiane Shakira.

Pas performances spektakolare, ne platforma si X dhe TikTok filluan te qarkullojne komente qe vinin ne dyshim identitetin e artistes. Disa perdorues pretenduan se pamja e saj ishte ndryshe nga zakonisht dhe se ne skene mund te kete dale nje sozi.

Spekulimet u shtuan pasi Shakira u paraqit me nje veshje te verdhe, pantallona te shkurtra te bardha, syze te medha dielli dhe nje stil flokesh qe sipas ndjekesve dukej ndryshe nga paraqitjet e saj te meparshme.

Me nje pjese te fytyres te mbuluar nga syzet, teorite konspirative u perhapen me shpejtesi ne internet, duke nxitur debate mes tifozeve.

Megjithate, nuk ekziston asnje prove qe mbeshtet pretendimet se ne skene nuk ishte Shakira. Teorite jane bazuar vetem ne perceptimet e disa perdoruesve ne rrjetet sociale, ndersa artistja vazhdoi te ishte ne qender te vemendjes ne ceremonine hapese te Botërorit 2026.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së