Sport Vendi

Ardit Tahiri konfirmon largimin nga Llapi, karrierën e vazhdon në Ukrainë

Ardit Tahiri ka konfirmuar zyrtarisht largimin nga KF Llapi, duke vendosur që vazhdimin e karrierës ta ketë në Ukrainë, te skuadra Kolos Kovalivka.

Sipas burimeve, Llapi do të përfitojë 100 mijë euro nga ky transferim, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 50 mijë euro bonuse, si dhe 25% të kartonit të futbollistit në rast të një shitjeje të ardhshme.

Mesfushori kosovar i ka dhënë lamtumirën klubit llapjan përmes një mesazhi emocional, duke falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e rrugëtimit të tij.

“Faleminderit KF Llapi. Faleminderit secilit që ishte pjesë e këtij rrugëtimi tim në këtë ekip me traditë. Ishte kënaqësi ta përfaqësoj këtë fanell. Fat dhe shumë suksese në të ardhmen!”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë se gjatë verës, 23-vjeçari ishte i huazuar te skuadra finlandeze HJK Helsinki, me të cilën arriti të fitojë Kupën e Finlandës, përpara se të rikthehej sërish te Llapi.

Tani, Tahiri do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij në Ukrainë, ku do të jetë pjesë e së njëjtës skuadër me futbollistin tjetër kosovar, Albin Berisha.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së