Sport Vendi

Ramadani për shortin Drita–Celje: “Ishte përballja që kishim dëshiruar”

Kampioni i Kosovës, Drita, do të përballet me skuadrën sllovene Celje në fazën e 1/16 së finales së Conference League, pas hedhjes së shortit të zhvilluar sot.

Menjëherë pas shortit, trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani, ka komentuar këtë përballje, duke theksuar se Celje ishte pikërisht kundërshtari që skuadra kosovare kishte dëshiruar të përballej në këtë fazë të garës.

“Ishte shorti që kishim dëshiruar, jo sepse Celje është një skuadër e dobët, por sepse pamë forcën e AZ Alkmaar. Donim të shihnim edhe forcën e Celjes. Bëhet fjalë për një ekip që kryeson kampionatin slloven me plot 12 pikë avantazh ndaj vendit të dytë. Do të jetë një përballje shumë e vështirë, por nuk do të dalim të dorëzuar. Do të bëjmë gjithçka për t’ua vështirësuar punën”, ka deklaruar Ramadani.

Ai shtoi se Drita do ta respektojë maksimalisht kundërshtarin, por njëkohësisht do të kërkojë të shfrytëzojë çdo mundësi për të arritur një rezultat pozitiv.

Kujtojmë se ndeshja e parë do të zhvillohet më 19 shkurt në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 26 shkurt në Slloveni, në stadiumin “Stadion Z’dežele”.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së