Skuadra e Mikel Artetas përballet me Newcastle United në “Emirates Stadium” nga ora 18:30, në një duel ku fitorja është jetike për të mbajtur gjallë shpresat për titull.
Pas shumë javësh në krye të tabelës, Arsenal F.C. ka humbur vendin e parë ndaj Manchester City F.C., me të dy skuadrat që kanë pikë të barabarta.
Në rast të pikëve të barabarta në fund të sezonit, golaverazhi mund të jetë vendimtar. Aktualisht, Manchester City ka një epërsi minimale prej një goli më shumë se Arsenali në këtë aspekt.
Ndërkohë, Newcastle renditet në pozitën e 14-të me 42 pikë, por mbetet një kundërshtar që mund t’i hapë probleme “Topçinjve” në këtë fazë vendimtare të kampionatit.

