Futboll Sport

Spalletti nuk del para mediave në prag të sfidës së madhe me Milanin

Juventusi ka vendosur që trajneri Luciano Spalletti të mos dalë në konferencën për shtyp para përballjes së rëndësishme ndaj Milanit në “San Siro”, duke ia lënë fjalën mbrojtësit brazilian Gleison Bremer.

Sipas mediave italiane, bardhezinjtë kanë ndjekur shpesh këtë praktikë gjatë sezonit, ku në konferencat para ndeshjeve kanë dërguar lojtarë të skuadrës, ndërsa trajneri ka folur vetëm pas përfundimit të takimeve.

Një rast i ngjashëm ndodhi edhe para ndeshjes ndaj Bolognas, kur përpara mediave doli kapiteni Manuel Locatelli.

Dueli ndaj Milanit konsiderohet vendimtar për Juventusin në garën për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Në rast fitoreje në “San Siro”, bardhezinjtë do të barazonin kuotën e pikëve me kuqezinjtë, duke e bërë edhe më të fortë garën për zonën Champions.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së